Pranimi i xhihadistëve evropianë, refuzime dhe debate të mëdha

Pranimi i xhihadistëve evropianë, refuzime dhe debate të mëdha

14:47, 18/02/2019
A+ Aa A-

Skepticizëm në Europë pas kërcënimit të Donald Trump se SHBA do të lirojë milicët e burgosur të Shtetit Islamik, IS, nëse shtetet europiane nuk i marrin ata që t'i nxjerrin para drejtësisë.

Nga Deutsche Welle

Shtetet europiane reagojnë me skepticizëm ndaj kërkesës së presidentit, Donald Trump për t'i pranuar dhe për t'ia bërë procesin gjyqësor luftëtarëve të të ashtuquajturit, Shteti Islamik, IS në vendet origjinë. Trump kërkoi të dielën (17.02.) që shtetet europiane t'i rimarrin këta persona, ndryshe SHBA do të jetë e detyruar të lerë ata të lirë, shkroi Trump në twitter. "SHBA i kërkon Britanisë së Madhe, Francës, Germanisë dhe aleatëve të tjerë që të pranojnë më shumë se 800 luftëtarë të IS-it që i kemi kapur në Siri dhe t'i nxjerrin para drejtësisë." Kalifati ndodhet para shkatërrimit. "Alternativa tjetër nuk do të ishte e mirë, që ne ata t'i lemë të lirë." Sipas të dhënave të kurdëve, forcave të SDF-së, Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga SHBA, "qindra" luftëtarë të huaj të IS-it bashkë me gratë e fëmijët e tyre ndodhen në burgjet kurde dhe kampe në veri të Sirisë.

E drejta për kthim në vend...por

Por ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, sipas agjencisë gjermane e lajmeve, dpa Heiko Maas sheh probleme që në verifikimin e nënshtetësisë së këtyre personave. Rikthimi i tyre është i mundur vetëm "kur të jetë e sigurtë, që këta njerëz këtu do të paraqiten menjëherë para drejtësisë dhe nëse futen në paraburgim."

Kjo do të thotë, sipas Heiko Maas, që të kemi informacione dhe procedura hetimore, gjëra të cilat nuk janë të sigurta. "E për sa kohë kjo nuk është e mundur, e shoh si jashtëzakonisht të vështirë për t'u realizuar", tha politikani socialdemokrat. Heiko Maas theksoi, se nëse dikush zotëron pasaportën gjermane, e ka të drejtën për t'u kthyer në vend. Por situata në Siri aktualisht është e tillë, që nuk ka mundësi për ta verifikuar këtë. "Prandaj ne do të akordohemi me francezët, britanikët se si do duhet të veprohet."

Më parë edhe një zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë kishte theksuar se parimisht "të gjithë qytetarët me pasaportë gjermane, edhe ata që janë të dyshuar se kanë luftuar për të ashtuquajturin, Shteti Islamik, kanë të drejtën e rikthimit." Por kusht për këtë është që të sigurohet një qasje konsullore tek këta persona, gjë që për momentin është e pamundur në Siri, sepse ambasada gjermane aty është e mbyllur.

Refuzime nga disa shtete europiane

Gjermania e respekton interesin që kanë shtete të caktuara në Lindjen e Afërt për të vazhduar ndjekjen penale kundër përkrahësve të milicëve radikalë-islamistë, thekson zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në rast se këta persona kthehen në Gjermani, atëherë ata duhet të përgjigjen para drejtësisë. Politikani për çështjet e jashtme në CDU, Norbert Röttgen kritikoi mënyrën e veprimit të Trumpit si jo kontruktive. "Nëse e shtyjmë përgjegjësinë për këtë çështje sa andej-këtej, nuk kemi një qasje kontruktive", tha Röttgen. Ai kërkoi që të zgjidhet bashkarisht problemi i milicëve të IS-it.

Danimarka e ka refuzuar kërkesën e Donald Trump. Michael Aastrup Jensen, zëdhënësi për politikën e jashtme i kryeministrit, Lars Loke Rasmussen u shpreh se "bëhet fjalë për njerëzit më të rrezikshëm në botë dhe ata nuk duam t'i marrim." Ndërsa Franca ka bërë të ditur në janar, se do të rimarrë 130 përkrahës të IS-it. Ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly u shpreh për "Le Pariesien" se nuk do t'i lemë në baltë kurdët. Nga Britania e Madhe vijnë tone të ashpra. Ministri i Brendshëm, Sajid David është shprehur që para apelit të Trumpit kundër rikthimit të milicëve të IS-it, "Mesazhi im është i qartë, nëse dikush ka mbështetur organizata terroriste në vend, unë nuk do të hezitoj që ta pengoj këtë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco