FOTO-VIDEO/ Sulm me armë në SHBA, 4 oficerë policie dhe shumë civilë të plagosur

FOTO-VIDEO/ Sulm me armë në SHBA, 4 oficerë policie dhe shumë civilë të plagosur

22:45, 15/02/2019
A+ Aa A-

Katër oficerë policie dhe civilë të shumtë janë plagosur nga të shtënat me armë në një depo prodhuese në në periferi të Chicagos në SHBA.


Sulmuesi, ende i paidentifikuar, u kap rreth një orë pas hapjes së zjarrit në depon e kompanisë Henry Pratt në Aurora. 

Informacionet paraprake  bëjnë me dije se shumë njerëz janë qëlluar duke përfshirë katër oficerë policie para se agresori të largohej dhe të rrëzohej. 

Sipas dëshmitarëve, ai është një punonjës i cili ecte poshtë magazinës, duke gjuajtur 'të gjithë' me një pistoletë. 

“Henry Pratt” është një kompani prodhuese e valvulave të ujit, një nga më të mëdhatë në vend.

Fox News raporton se shumë njerëz janë paraqitur për ndihmë në spitalin Advocate Good Samaritan.

Departamenti i policisë konfirmoi të shtënat të premten pasdite në një postim ne twitter.

"Ne kemi një incident me armë zjarri. Ju lutemi të shmangni zonën".

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco