SHBA-Kinë pa marrëveshje ekonomike, njihuni me vendimin

SHBA-Kinë pa marrëveshje ekonomike, njihuni me vendimin

20:01, 15/02/2019
A+ Aa A-

Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kohët e fundit kanë hasur në probleme mbi tregtinë mes dy vendeve.

Bisedimet e tregtisë midis SHBA dhe Kinës janë mbyllur pa një marrëveshje. Ndërsa SHBA paralajmëron se çështje shumë të vështira mbeten pa zgjidhur.

Bisedimet e kësaj jave në Kinë synonin arritjen e një marrëveshje të re përpara se SHBA të aplikojë tarifa të reja më 1 mars.

Kina tha se negociatat do vazhdojnë në SHBA javën e ardhshme.

"Ne mendojmë se duhet të bëjmë përparime në çështje shumë të rëndësishme dhe të vështira,"-tha negociuesi i lartë tregtar i SHBA, Robert Lighthizer.

Megjithatë, ai shtoi ishte "shpresëdhënës" për përparimin e bisedimeve.

Presidenti Xi Jinping shtoi se shpreson se bisedimet e javës së ardhshme do të "vazhdojnë për nxitjen e një marrëveshje reciproke të dobishme dhe të favorshme".

Të dy vendet janë përfshirë në një luftë tregtare, duke vendosur tarifa prej miliarda dollarësh për mallrat e njëri-tjetrit.

Në dhjetor, Kina dhe SHBA ranë dakord për pezullimin e tarifave të reja për 90 ditë në mënyrë që të zhvillonin bisedimet.

SHBA ka thënë se do të rrisë tarifat për importet kineze me vlerë 200 miliardë dollarë nga 10% në 25% nëse nuk do të arrijnë një marrëveshje deri më 1 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco