Lajm bombastik/ Paraushtarakët në Francë gati të rrëzojnë qeverinë...

Lajm bombastik/ Paraushtarakët në Francë gati të rrëzojnë qeverinë...

18:25, 15/02/2019
A+ Aa A-

Portali në gjuhën franceze fr.yahoo.com ka dhënw një lajm bombastik: “Jelek-verdhi Christophe Chalençon konfirmon se paramilitarët janw gati të rrëzojnë qeverinë.”

Christophe Chalençon, figurë e lëvizjes së jelek-verdhëve në Vaucluse, në një intervistë për televizionin italian, në emisionin “Piazzapulita”, ka thënë se "paramilitarët janë gati të rrëzojnw qeverinë".

Ai u pyet në mënyrë të veçantë rreth takimit të tij me zëvendëskryeministrin italian Luigi Di Maio, të martën, më 5 shkurt në Montargis, në fund të intervistës, dhe jashtë kamerave deklaroi:

"Unë e di që po rrezikoj shumë me këto që po them. Për këto që po them mund të marr edhe njw plumb në kokë në çdo moment. Por do ti shkoj deri në fund bindjeve të mia, duke ju thënë se nëse ata më fusin një plumb në kokë, Macron do të përfundojë në gijotinë…”.

Dhe më tej ka shtuar:

"Kemi arritur në një pikë konfrontimi të tillë, që nëse më vrasin, edhe ai do të jetë i vdekur. Shumë qytetarë janë gati të futen në pallatin Presidencial “Elize” dhe të shkatërrojnë gjithçka aty brwnda. Ne jemi shumë që mendojnë në këtë mënyrë. Nëse policia prek qoftë edhe një nga jelekverdhët, ka shumë paramilitarë që janë të gatshëm të veprojnë, sepse edhe ata gjithashtu daun të rrëzojnë pushtetin".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco