U arratis për t'u bashkuar me ISIS, Britania nuk e pranon më: Iku me shumë urrejtje për këtë vend

U arratis për t'u bashkuar me ISIS, Britania nuk e pranon më: Iku me shumë urrejtje për këtë vend

08:37, 15/02/2019
A+ Aa A-

Një vajzë britanike që i arratis në Siri kur ishte nxënëse për t’u bashkuar me Shtetin Islamik, mund t’i ndalohet kthimi në Britaninë  e Madhe, tha Sekretari i shtetit.

“Mesazhi im është i qartë”, tha Sajid Javid për Times. “Nëse keni mbështetur organizata terroriste jashtë vendit, unë nuk do të hezitoj të pengoj kthimin tuaj në këtë vend”.

Ai shtoi se nëse Shamima Begum, 19 vjeçe, do të kthehet në shtëpi, ajo duhet të ndiqet penalisht.

Zonja Begum, që është shtatzanë tani, tha për gazetat se nuk ndiente keqardhje, por donte të lindte fëmijën e saj në Britani.

“Duhet të kujtojmë që këta ikën nga Britania për t’iu bashkua ISIS-it ishin të mbushur plot me urrejtje për vendin tonë”, tha z. Javid.

“Nëse doni të ktheheni, duhet të jeni gati për t’u pyetur, hetuar dhe madje edhe ndjekur penalisht”, tha z. Javid duke shtuar se ekzistonin një sërë masash për të “të ndaluar njerëzit që përbëjnë kërcënim serioz nëse kthehen në Britani, përfshirë heqjen atyre të nënshtetësisë britanike dhe dëbimin nga vendi”./SYRI.NET

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco