Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

FOTO/ Brenda burgut 'ferr' nga ku 'El Chapo' nuk mund të arratiset

FOTO/ Brenda burgut 'ferr' nga ku 'El Chapo' nuk mund të arratiset

23:51, 13/02/2019
A+ Aa A-

Ai është arratisur dy herë nga burgjet e sigurisë së lartë, por këtë herë duket se nuk do të ketë asnjë shans të tillë.

Ky duket të jetë fati I mbretiti meksikan të drogës, Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, I cili u dënua ditën e djeshme me burgim të përjetshëm nga një gjykatë amerikane.

Kjo pasi burgu ku do të kalojë jetën baroni I narkotikëve është një ferr I vërtetë për ata që duan të arratisen.

Burgu Supermax I Colorados në SHBA do të jetë shtëpia e re e “El Chapo”, një burg I sigurisë së lartë, ku të burgosurit qëndrojnë në qeli super të sigurta për 23 orë në ditë.

Ky burg është hapur në vitin 1994 dhe mban brenda tij 402, të gjithë persona me rrezikshmëri të lartë. Kujtojmë këtu terroristin Abu Hamza, Dzhokhar Tsarnaev, autori I masakrës në Maratonën e Boston etj.

“Nuk ka arratisje, nuk ka as kthim për të”, është shprehur Attorney Richard Donoghue, gjyqtar I çështjes.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco