E shoqëruan në shtëpi, policët surprizohen nga ajo çfarë fshihte e moshuara

E shoqëruan në shtëpi, policët surprizohen nga ajo çfarë fshihte e moshuara

20:44, 13/02/2019
A+ Aa A-

Tingëllon e pabesueshme, por është e vërtetë. Një çift pensionistësh ranë në prangat e policisë.

Ata u arrestuan sepse në shtëpinë e tyre u policia gjeti drogë të llojit Kanabis Sativa në sasi shumë të konsiderueshme.

Policët po ndihmonin gruan 65 vjeçare të shkonte në shtëpi sepse ishte aq e dehur, sa i rrezikohej shëndeti. Por, kur ata hynë në shtëpinë e saj në Heaton, Newcastle të Britanisë, nuhatën aromën e rëndë të kanabisit.

Ata gjetën një sasi prej 54 bimësh dhe pajisje për rritjen e tyre në papafingon e shtëpisë.

Ata arrestuan gruan dhe një burrë, 69 vjeç, në vendin e ngjarjes dhe kanabisi do të shkatërrohet.

Inspektorja Julie Rana tha: "Zyrtarët që iu përgjigjën thirrjes fillestare ishin të shqetësuar kryesisht për mirëqenien e gruas që u raportua se bërtiste në rrugë. 

Përparësia e tyre ishte që ajo të kthehej në shtëpi në mënyrë të sigurt. Pavarësisht nga ajo që njerëzit mendojnë për efektin e kanabisit në shoqëri, ne do të kapim dhe shkatërrojmë çdo fermë që zbulojmë në detyrën tonë".

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco