Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Ou! Biznesmeni hedh prindërit në gjyq: pse më lindët pa më pyetur?!

Ou! Biznesmeni hedh prindërit në gjyq: pse më lindët pa më pyetur?!

07:48, 13/02/2019
A+ Aa A-

Një djalë 27 vjeçar ka ndër mend të hedhë në gjyq prindërit e tij se pse ata e kanë lindur pa e pyetur, njofton BBC, përcjell Syri.net.  Biznesmeni Mumbai Raphael Samuel në Indi tha për BBC se është gabim të sjellësh fëmijët në këtë botë, sepse ata duhet të përballen me vuajtje për tërë jëtën.

Z. Samuel natyrisht që e kuptonte se pëlqimi ynë nuk mund të jepej para se kishim lindur, por ai insistonte se “nuk ishte vendimi ynë që të lindnim”. Pra, meqë nuk kërkuam të lindim, u dashka të paguajmë për kusurin e jetës që jetojmë, argumenton ai.

Një kërkesë e tillë do të shkaktonte përçarje brenda çdo familjeje, por z. Samuel tha se ai shkon shumë mirë me të dy prindërit e tij, që janë të dy avokatë dhe ata bëjë shumë humor së bashku.

Në një deklaratë, nëna e tij Kavita Samuela u shpjegua rreth “trazirave të fundit që ka shkaktuar djali i saj.”

“Unë duhet ta admiroj guximin e djalit tim që të çojë prindërit e tij në gjyq, duke e ditur se që të dy janë avokatë. Por, nëse Raphael mund të japë një shpjegim racional se si mund ta kishim kërkuar ne pëlqimin e tij nëse donte të  lindte, unë e pranoj fajin tim,” tha ajo.

Besimi i z. Samuel është rrënjosur në atë që quhet anti-natalizëm, një filozofi që argumenton se jeta është e mbushur me mjerim dhe se njerëzit duhet të ndalojnë menjëhërë riprodhimin. Kjo, thotë ai, do ta pakësonte njerëzimin në Tokë dhe do të ishte shumë më mirë për planetin.

Nuk ka asnjë pikë humanizmi. Shumë njerëz janë duke vuajtur. Nëse njerëzimi zhduket, toka dhe kafshët do të ishin më të lumtur, me siguri edhe më mirë. Gjithashtu, asnjë njeri nuk do të vuante. Ekzistenca njerëzore do të ishte e pakuptimtë.

Një vit më parë ai krijoi në Facebook, një faqe, Nihilanand, e cila përmban postera që tregojnë imazhet e tij me një mjekër të rreme dhe një mask në sy dhe mesazhe kundër natalitetit, të tilla si “prindërit tuaj ju kishin në vend të lodrës apo qenit dhe ti, nuk u detyrohesh atyre asgjë;  ti je argëtimi i tyre,” arsyeton ai. /ar/sh/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco