Lajmi i fundit

Bardhi publikon VIDEO-n: Bashkia e Tiranës grup i strukturuar kriminal, të protestojmë të premten

'Mbreti i drogës' shpallet fajtor, ‘El Chapo’ dënohet për jetë

'Mbreti i drogës' shpallet fajtor, ‘El Chapo’ dënohet për jetë

18:50, 12/02/2019
A+ Aa A-

Mbreti meksikan i drogës, Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, është shpallur fajtor nga një gjykatë në SHBA me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Ai është gjetur fajtor për të paktën 10 akuza të ngritura ndaj tij.

Guzman, 61-vjeç, u arrestua janarin e 2016-ës pas arratisjes përmes tunelit nga një burg i sigurisë së lartë 5 muaj më herët.

Juria e formuar nga 8 gra dhe 4 burra diskutoi për 34 orë gjatë 6 ditëve për dënimin e tij.

Çelësi i dënimit të tij ishte dëshmia e një ish-bashkëpunëtori të tij.

‘El Chapo’ drejtonte kartelin më të madh të drogës të ‘Sinaloa’ dhe akuzohet se përdorte Chicagon si vendin më të përshtatshëm për të tregtuar sasi shumë të mëdha droge, armësh dhe një sërë krimesh të tjera, si dhe shtrihej dhe në shtetet e mesme.

Sipas komisionit të departamentit të luftës ndaj krimit të organizuar në Çikago, që është krijuar në 1919-ën, Joaquim Guzman kalonte të paktën 1500-2000 kg heroinë në muaj dhe se merrte pjesë në rrjetin më të madh të trafikimit të drogës, së bashku me 35 të akuzuar të tjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku12/02/2019 19:39

Silleni në Tiranë ta bëjmë kryeministër sepse ky që kemi po e han kullufruthin.

askush12/02/2019 19:01

pse nuk kerkoi gjykim te shkurtuar dhe te denohej me 25 vjet

Shto koment

Denonco