Rrëzohet helikopteri, 4 persona humbin jetën

Rrëzohet helikopteri, 4 persona humbin jetën

22:46, 11/02/2019
A+ Aa A-

Një helikopter është rrëzuar mbrëmjen e së hënës në Turqi ku gjetën vdekjen 4 ushtarë. Helikopteri u rrëzuar në një zonë të banuar në pjesën aziatike të Stambollit.

Helikopteri ra mes një kompleksi pallatesh, për fat të mirë pa shkaktuar viktima të tjera.

Në vendin e ngjarjes mbërritën ambulanca dhe ekipe shpëtimi që bënë izolimin e zonës dhe nxorën trupat nga helikopteri. Guvernatori i Stambollit, Ali Jerlikaja konfirmoi bilancin e viktimave. “Për fat të keq, katër nga ushtarët tanë u bënë dëshmorë”.

Lidhur me ngjarjen tragjike ka nisur një hetimi për të zbardhur shkaqet e rrëzimit të helikopterit.

Katër ushtarë turq u vranë në Nëntor të vitit 2018, pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në një zonë tjetër banimi të Stambollit, duke goditur një ndërtesë katër kateshe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco