Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Çfarë po ndodh? Rusia bllokon internetin: Po i afrohemi luftës kibernetike

Çfarë po ndodh? Rusia bllokon internetin: Po i afrohemi luftës kibernetike

17:17, 11/02/2019
A+ Aa A-

Vazhdojnë të mbërrijnë lajme të çuditshme nga Rusia e Vladimir Putin. Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, Moska zyrtare po mendon mundësinë e ndërprerjes së internetit në vend pasi, sipas saj, bota po i afrohet një lufte kibernetike.
Sipas asaj që shkruan britanikja "DailyMail", qeveria ruse pritet të testojë këtë gjë gjatë muajit prill.

Kjo ide vjen një vit pasi parlamenti rus votoi ligjin, i cili i hap rrugën ndryshimeve teknike, të cilat e mundësojnë Rusinë të përdorë e pavarur internetin.

Drafti, i quajtur "Programi Kombëtar i Ekonomisë Digjitale", pritet të miratohet më 1 Prill. Sipas tij, provajderi i shërbimit të internetit rus, IPS", do të duhet të sigurojë pavarësinë sa i përket përdorimit të internetit, izolimin e tij dhe shmangjen e ndërhyrjeve nga jashtë. Kjo bën që Rusia të ketë sistemin e adresave të internetit të personalizuara , ose siç njihet shkrutimisht DNS, 

Rusia është akuzuar jo pak herë nga SHBA dhe NATO për ndërhyrje në zgjedhje elektorale apo për sulme të ndryshme kibernetike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco