E rrallë, Rusia planifikon të ndalojë internetin, ja arsyeja

E rrallë, Rusia planifikon të ndalojë internetin, ja arsyeja

16:04, 11/02/2019
A+ Aa A-

Në kuadër të planifikimeve për luftën kibernetike në të ardhmen, Rusia po planifikon të shkëputet për një kohë të shkurtër nga interneti.  Mësohet  se kalimi i të dhënave mes qytetarëve dhe organizatave ruse do të mbetet brenda vendit pa qarkulluar ndërkombëtarisht, sqarojnë autoritetet.

E gjithë prova është pjesë e projektligjit të quajtur Programi Kombëtar i Ekonomisë Dixhitale, i cili po garanton autoritetet ruse sesi mund të veprojnë nëse fuqitë e huaja izolojnë Rusinë nga interneti.

NATO-ja dhe aleatët e saj kanë kërcënuar se do të sanksionojnë Rusinë për sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet e tjera në internet, të cilat Moska i mohon. Testimi pritet të ndodhë para 1 prillit, por data e saktë nuk dihet ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco