Papa Benedikti XVI, 6 vjet pas dorëheqjes

Papa Benedikti XVI, 6 vjet pas dorëheqjes

14:31, 11/02/2019
A+ Aa A-
Më 11 shkurt 2013, njoftimi i papritur i një Pape, që e linte shërbimin e tij pjetrin për arsye moshe, duke vijuar të jetojë si “Papë nderi” pranë pasardhësit të vet. Por, është gabim të kujtohet vetëm për këtë.

Nga Andrea Tornielli, Vatikan.

Kanë kaluar gjashtë vjet nga ajo rrufe në qiell të hapur, nga dorëheqja e parë e një Pape për arsye shëndeti e moshe. Ishte 11 shkurti i vitit 2013, kur Benedikti XVI, gati në fund të vitit të tetë të papnisë së tij, kumtonte vullnetin për ta lënë shërbimin pjetrin në fund të muajit, sepse nuk ndihej më në gjendje të mbante – fizikisht dhe shpirtërisht – peshën e papnisë. Peshë e një shërbimi, që në shekullin e fundit, ka ndryshuar thellësisht, përsa i përket mënyrës së ushtrimit, me shtimin e kremtimeve, të impenjimeve, të takimeve e të udhëtimeve ndërkombëtare.

Është shkruar e thënë shumë për ngjarjen e destinuar të shënojë historinë e Kishës. Por nuk mund ta përqendrojmë vëmendjen vetëm në këtë gjest të përvuajtur e shqetësues njëkohësisht, duke bërë kështu, të kalojë në plan të dytë dëshmia personale e, sidomos, magjisteri i Benediktit XVI. E meqë po flasim për dëshmi, duke pasur parasysh Takimin e afërt për mbrojtjen e të miturve, që do të mbledhë në Vatikan së bashku me Papën Françesku edhe kryetarët e Konferencave Ipeshkvnore të gjithë botës, ia vlen të kujtojmë se ishte pikërisht Benedikti XVI ai, që filloi takimet me viktimat e abuzimeve.

Takime larg nga telekamerat, takime dëgjimi, lutjeje e lotësh. E këto takime u shoqëruan me norma më të qarta e më të vendosura për të luftuar plagën e tmerrshme të abuzimeve. S’ka dyshim se ndryshimi i mendësisë, që iu kërkua sidomos ipeshkvijve dhe eprorëve rregulltarë, kalon përmes kësaj aftësie e gatishmërie për takim me viktimat dhe familjet e tyre, duke vuajtur me ta nga tregimet e tyre dramatike, për t’u vetëdijësuar mbi një fenomen, që nuk do të mund të luftohet kurrë vetëm me norma, kode e shembuj të mirë. të të afërmit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco