Si Venezuela po i kthen në flori, kartmonedhat e saj pa vlerë

Si Venezuela po i kthen në flori, kartmonedhat e saj pa vlerë

10:07, 11/02/2019
A+ Aa A-

Operacionet financiare më të suksesshme të Venezuelës vitet e fundit nuk kanë ndodhur në wall Street, por në kampet primitive të minierve të arit në caqet jugoRë të vendit.

Me ekonominë e vendit në përmbysje, rreth 300 kërkues të fatit kanë zbritur në këto xhungla të pasura me minerale për të fituar jetesën nga thërrimet e arit në minierat e improvizuara.

Gërmimet dhe çukitjet e e tyre po ndihmojnë për të mbështetur qeverinë e majtë të Presidentit Nicolas Maduro.

Që nga 2016, administrata e tij ka blerë 17 ton metal të vlefshëm për rreth 650 milion dollarë nga të ashtuquajturit minatorë artizanalë, sipas të dhënave të fundit nga banka qëndrore e vendit.

Duke u paguar me kartmonedhat pa vlerë të vendit, këta amatorë i japin qeverisë me mungesa valute, të importojë më të nevojshmet e kërkuara, ushqime dhe produkte higjene.

Megjithatë, SHBA po përdorin sanksione e kërcënime për të ndalur Maduro nga përdorimi i arit të vendit të tij për të qëndruar në krye të vendit./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco