Luftë mes policisë dhe bandave të drogës, 13 persona humbin jetën

Luftë mes policisë dhe bandave të drogës, 13 persona humbin jetën

09:54, 11/02/2019
A+ Aa A-

Gjatë një përplasjeje me armë midis policisë braziliane dhe trafikantëve të drogës, të paktën 13 prej këtyre të fundit kanë humbur jetën.

Mësohet se përplasja me armë ka ndodhur në një lagje të varfër në Santa Teresë në Rio de Janeiro.

Po ashtu, e ditur bëhet se gjatë këtij operacioni është sekuestruar drogë, pushkë, armë dhe municione.

Kanë qenë trafikantët, disa prej tyre të cilësuar si kokat e drogës ata që kanë hapur zjarr të parët ndaj policisë dhe më pas oficerët janë kundër përgjigjur.

Sipas zëdhënësit të policisë Kolonel Mauro Fliess asnjë polic nuk është lënduar.

Kujtojmë këtu se Rio de Janeiro është një nga qytetet më të dhunshme në botë dhe se përplasje të tilla midis kokave të bandave dhe policisë ndodhin shpesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco