Jo emigrantë, por bebe hungareze: Viktor Orban çliron gratë nga taksat dhe dhuron kredi

Jo emigrantë, por bebe hungareze: Viktor Orban çliron gratë nga taksat dhe dhuron kredi

09:28, 11/02/2019
A+ Aa A-

Gratë hungareze me 4 fëmijë e më shumë do të përjashtohet për jetë nga pagesa e taksave mbi të ardhurat, tha kryeministri hungarez tek prezantoi planin e tij për të rritur numrin e lindjeve. Kjo është një mënyrë për të mbrojtur të ardhmen e Hungarisë, pa u varur nga emigracioni, tha Viktor Orban, citon BBC.

Nacionalistët e krahut të djathtë kundërshtojnë veçanërisht emigracionin për shkak të myslimanëve.

Popullsia e Hungarisë po bie me 32 mijë në vit dhe gratë kanë numrin më të ulët të fëmijëve në Europë.

Në kuadrin e masave të marra, çifteve të reja do t’u afrohen kredi pa interes deri në 36 mijë dollarë, që do të anullohen pasi të bëhen me tre fëmijë.

Z. Orban tha se “për Perëndimin”, përgjigja ndaj rënies së normave të lindjeve në Evropë është emigrimi: “Për çdo fëmijë që mungon duhet të ketë një person që të vijë dhe numrat do të jenë në rregull. Por hungarezët mendojnë ndryshe, -  tha ai. - Ne nuk kemi nevojë për numra, kemi nevojë për fëmijë hungarezë.”

Ndërkohë që Orban ishte duke i folur kombit, demostrata po mbaheshin në Budapest kundër politikave të qeverisë së tij./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco