FOTO/ Zjarri u merr jetën 4 fëmijëve, prindërit rrezikojnë burgun

FOTO/ Zjarri u merr jetën 4 fëmijëve, prindërit rrezikojnë burgun

22:23, 10/02/2019
A+ Aa A-

Katër fëmijët e tyre gjetën vdekjen si pasojë e një zjarri që shkatërroi shtëpinë e tyre, ndërkohë që policia i cilëson përgjegjës.

Natalie Unitt, 25 vjeçe dhe Chris Moulton, 29 vjeç, nga Standford, Angli, u arrestuan t ë martën që lamë pas, si fajtor për vdekjen e fëmijëve të tyre, Riley, 8 vjeç, Keegan 6 vjeç, Tilly Rose 4 vjeç dhe Olly 3 vjeç.

Fëmijët gjetën vdekjen brenda shtëpisë në zjarr në vitin 2017, ndërkohë që prindërit arritën të shpëtonin, duke shpëtuar vetëm fëmijën e tyre të vogël, Chris, vetëm 2 vjeç.

Ndaj prindërve rëndon akuza e vrasjes dhe pakujdesisë. Kjo pasi hetuesit pretendojnë se, prindërit mund të kishin bërë shumë më shumë, për të shpëtuar katër fëmijët e tjerë, të cilët gjetën vdekjen rreth dy vite më parë.

Gruaja u dërgua në spital, e asfiksuar nga tymi, ndërsa burri me disa djegie. Pasi pikasën zjarrin, çifti doli nga dritarja me fëmijën e vogël në krahë, pa mundur të shpëtojnë katër të tjerët.

Lidhur me dinamikën e ngjarjes hetimet janë në vijim, ndërkohë që prindërit po përballen me drejtësinë. Paraprakisht mendohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhje gazi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco