Mbappe dhuron mijëra paund për gjetjen e pilotit të Sala

Mbappe dhuron mijëra paund për gjetjen e pilotit të Sala

13:46, 10/02/2019
A+ Aa A-

Ylli i futbollit francez, Kylian Mbappe, ka dhuruar 27 mijë paund për një fond të krijuar nga familja për gjetjen e trupit të pilotit David Ibbotson, që u rrëzua me avionin ku ndodhej edhe futbollisti Emiliano Sala.

David ibbotso nga Croëule, Lonconshire, po fluturonte bashkë me Emiliano Sala, futbollistin e Cardiff City,nga Nanta për në Britaninë e Madhe, kur avioni i ti u përplas në det pranë Guernsey më 21 janar. Trupi i futbollistit u gjet, por ai i pilotit ende jo.

Ish-kapiteti i Anglisë, Gary Lineker, gjithashtu, ka dhuruar 1000 paund.

Deri të dielën në mëngjes, më shumë se 6000 dhurime janë bërë, duke e çuar shumën në total në më shumë se 100 mijë paund nga 300 mijë paund që është objektivi.

Mbappe, emri i plotë i të cilit është Kylian Mbappe Lottin, dhuroi nën emrin Elie Lottin./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco