Pas aksidentit reflektova, Princi Filip 97 vjeç,‘dorëzon’ patenten

Pas aksidentit reflektova, Princi Filip 97 vjeç,‘dorëzon’ patenten

10:12, 10/02/2019
A+ Aa A-

Princ Philipi vendosi të heqë dorë nga patenta në moshën 97-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga Buckingham Palace. Me sa duket Duka i Edinburgut pas aksidentit të ndodhur pak javë më parë ka reflektuar dhe ka vendosur të heqë dorë nga patenta. Ai tha se pas aksidentit ka reflektuar gjatë dhe ka vendosur të heqë dorë.

Kujtojmë që më 18 janar makina e tij tip Land Rover u përplas me një tjetër në të cilën ndodhej një grua dhe një fëmijë. Princi nuk u lëndua nga aksidenti, ndërsa Emma Fairweather nënë e një fëmije pësoi lëndime më të mëdha.

Kjo e fundit në një deklaratë për mediat pak ditë pas aksidentit ka thënë se princ Filipi, i cili ishte dhe shkaktari i aksidentit, nuk i kishe kërkuar as falje për gjithçka ndodhi. Pas shumë kritikave që mori, ai i shkroi një letër në të cilën thuhej se ndihej shumë i pikëlluar për aksidentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco