Po përgatitet takimin i dytë Trump-Kim Un/ Ja data e pritshme

Po përgatitet takimin i dytë Trump-Kim Un/ Ja data e pritshme

22:18, 09/02/2019
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i Posaçëm amerikan për Korenë e Veriut, Stephen Biegun ka deklaruar se bisedimet me Korenë e Veriut që u mbyllën të premten në Phenian për përgatitjen e takimit të dytë të nivelit të lartë me Korenë e Veriut më 27-28 shkurt, ishin produktive.

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh më herët në Twitter se takimi i tij me udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong Un do të mbahej në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

Nga ana tjetër departamenti amerikan i Shtetit është shprehur se zoti Biegun ka rënë dakord të takohet me homologun e tij koreano-verior, Kim Hyok Chol, të paktën një herë para se të mbahet takimi i nivelit të lartë, duke shtuar se gjatë tre ditëve bisedime në Phenian, Biegun dhe Kim.

‘Diskutuan për të hedhur hapa përpara lidhur me angazhimet e Presidentit Trump dhe kryetarit Kim nga takimi i Singaporit, lidhur me ç’nuklearizimin e plotë, transformimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut dhe vendosjen e një paqeje afatgjatë në Gadishullin korean’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco