Presidenca e SHBA, një tjetër grua mund të sfidojë Trump në 2020

Presidenca e SHBA, një tjetër grua mund të sfidojë Trump në 2020

19:12, 09/02/2019
A+ Aa A-

Senatorja amerikane Elizabeth Warren ka njoftuar zyrtarisht se do të nisë garën brenda partisë së saj, për t’u emëruar si kandidatja e Demokratëve kundër republikanëve në vitin 2020.

Ajo pritet të përballet me shumë demokratë të tjerë që do të luftojnë për të njëjtin kandidim, si Kamala Harris, Cory Booker, Bernie Sanders dhe Amy Klobuchar. Megjithatë, ajo shihet si një nga kandidatet favorite.

Nga ana e republikanëve, presidenti Trump ka shumë gjasa që të vazhdojë të kërkojë një mandat të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco