Do drejtonte avionin tapë, piloti arrestohet pak minuta para se të nisej në fluturim

Do drejtonte avionin tapë, piloti arrestohet pak minuta para se të nisej në fluturim

18:20, 09/02/2019
A+ Aa A-

Një pilot i linjës amerikane të fluturimeve është arrestuar për shkak se u konstatua nga autoritetet se ishte në gjendje të dehur, vetëm pak minuta para se të futej në bord për të nisur fluturimin në aeroportin e Manchesterit. Piloti japonez, i moshës 68-vjeçare u vu menjëherë në pranga ndërkohë që agjencia u detyrua të shtyjë fluturimin.

Sipas ‘CNN’ oficerët kishin marrë një denoncim ku njoftoheshin se një pilot që do të nisej pak më vonë në fluturim ishte në gjendje të dehur.

Në një deklaratë për shtyp Autoritetet e Aviacionit Amerikan, konfirmuan se ngjarja e bërë publike në media ishte e vërtetë. “Siguria është prioriteti ynë, ne i kërkojmë falje të gjithë klientëve për ndërprerjen e planit të tyre të fluturimit”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco