Kujtohet sulmi terrorist kundër turistëve në Tunizi

Kujtohet sulmi terrorist kundër turistëve në Tunizi

17:47, 09/02/2019
A+ Aa A-

Shtatë xhihadistë janë dënuar me burgim të përjetshëm në Tunizi për sulme në një muze dhe në një vendpushim në plazh në 2015.

Gjashtëdhjetë vetë, kryesisht turistë, vdiqën në dy sulme dhe shumë të tjerë u plagosën. Disa nga të pandehurit kanë marrë dënime më të vogla dhe 27 prej tyre u liruan.

Sulmi i parë, në Muzeun Bardo në Tunis, në mars 2015, vrau 22 vetë. Tre muaj më vonë, 38 turistë, shumica prej tyre britanikë, u vranë në portin El Kantaoui, pranë Sousse.

I ashtuquajturi  Shteti Islamik tha se kishte kryer sulmet.

Njeriu që besohet ti ketë planifikuar të dy sulmet, Chamseddine al-Sandi, mbetet i lirë.

Ka raporte të pakonfirmuara që thonë se ai mund të ketë vdekur në një sulm ajror të SHBA në shkurt 2016 në Libi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco