Çfarë po ndodh? Putin shkarkon 11 zyrtarë të lartë ushtarakë

Çfarë po ndodh? Putin shkarkon 11 zyrtarë të lartë ushtarakë

17:19, 09/02/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shkarkoi njëmbëdhjetë zyrtarë të lartë ushtarakë që mbanin poste qeveritare.

Dekreti i bërë publik të premten thotë se Putin i ka zëvendësuar nëntë gjeneralë dhe dy kolonelë, të cilët mbanin poste të nivelit të lartë në Komitetin Hetimor dhe në Ministrinë e Brendshme dhe atë të Emergjencës.

Zyrtarët e shkarkuar përfshijnë gjeneralin Sergei Solopov, shef i drejtorisë për parandalimin e korrupsionit në forcën policore të Moskës

Dekreti nuk jep asnjë aryse për shkarkimet. /Rel

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco