Mrekullia/ Shpëtohet 16 vjeçari nga rrënojat e pallatit të rrëzuar

Mrekullia/ Shpëtohet 16 vjeçari nga rrënojat e pallatit të rrëzuar

17:35, 08/02/2019

Ekipet e shpëtimit në kryeqytetin turk të Stambollit kanë nxjerrë të gjallë një adoleshent nga pallati 8 katësh i cili u rrëzua.

Apartamenti 8 katësh u shemb në qytetin Kartal të mërkurën pasdite.

Zyrtarët thonë se numri zyrtar i vdekjeve është rritur në 14. Pothuajse një duzinë njerëzish ende mungojnë.

Ekipet e shpëtimit kanë kërkuar gjatë natës për të gjetur ndonjë të gjallë brenda rrënojave të kompleksit.

Djali 16-vjeçar u gjet i gjallë të premten, dhe një nga ekipi dëgjoi thirrjen e tij për ndihmë nga brenda rrënojave.

Shpëtimi vjen një ditë pasi një vajzë pesëvjeçare u shpëtua nga kolapsi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco