Fëmija i Spanjës/ Del ekspertiza! Ja si e humbi jetën Juleni i vogël

Fëmija i Spanjës/ Del ekspertiza! Ja si e humbi jetën Juleni i vogël

23:05, 26/01/2019
A+ Aa A-

Juleni i vogël i cili ra në një pus të thellë prej 100 metrash përloti një botë të tërë kur u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme.

Siç edhe u hamendësua nga ekspertët, rezultatet e para të autopsisë mbi kufomën e dy vjecarit, tregojnë se i vogli vdiq në të njëjtën ditë të rënies.

Në trupin e vogël të Julen Rosello, mjekët ligjorë gjetën një “lëndim serioz në kokë” dhe “plagë të shumëfishta nga rënia”.

Këto janë rezultatet e para të autopsisë së kryer nga pesë ekspertë mjeko-ligjorë të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ekspertët tregojnë se edhe nëse fëmija do të kishte rënë dhe do të kishte shpëtuar nga lartësia, do të kishte vdekur nga uria dhe etja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco