Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

VIDEO/ Publikohen pamjet, si sakrifikuan minatorët për të nxjerrë Julenin: Një akt madhor për humanizmin

VIDEO/ Publikohen pamjet, si sakrifikuan minatorët për të nxjerrë Julenin: Një akt madhor për humanizmin

13:07, 26/01/2019
A+ Aa A-

Garda Civile Spanjolle ka publikuar pamjet e rënda sesi minatorët e specializuar kanë gërmuar thellë nëntokë për të arritur në fund të pusit të thellë, në të cilën kishte mbetur dyvjeçari  Julen Rosello.

Pas 13 ditësh operacion shpëtimi, trupi u gjend në orën 1:25 të së shtunës, pak pas mesnate. Operacioni qe mjaft i vështirë, për shkak të shkëmbit të fortë që bllokonte kalimin dhe që kërkoi përdorimin e eksplozivëve për të hapur tunelin.

PERSE, KY  OPERACION I JASHTEZAKONSHEM, KUR FEMIJA PAS 48 ORESH S’MUND TE ISHTE ME GJALLE?

Asgjë nuk mund ta kthejë në jetë fëmijën, por operacioni i shpëtimit qe një shembull i madh humanizmit. -  Ky është mesazhi që përcjell sot “El Pais”, një ndër mediat kryesore spanjolle, për aktin heroik të mbi 300 shpëtuesve dhe angazhimin e pazakontë të një qeverie për një njeri të vetëm.

Sipas El Pais, “ Julen Rosello nuk është shpëtuar dot.  Ai është zhvarrosur.  Ka një dallim midis jetës dhe vdekjes, midis shpresës dhe gjykimit.

Humbi besimi se nëna Tokë do të mund të bënte një mrekulli, por rezultati tragjik nuk e hedh poshtë natyrën shembullore të kësaj inisiative, përkushtimin e vullnetarëve, vetësakrifikimin dhe rrezikun që ndërmorën minatorët, kujdesin me të cilin makineri të mëdha depërtuan tejpërtej në misterin e atij mali, kolosë çeliku që gërryen një mal për të zhvarrosur një foshnjë.

Julen u përpi nga toka. Sa herë e kemi dëgjuar këtë shprehje. Qe një aksident fatal, prekës. Nuk kishte më asnjë shpresë për ta shpëtuar Julen gjallë pas 48 orësh, por do të kishte qënë çnjerëzore të braktisej shpirti i tij. Jo si një ilaç për ankthin e prindërve, por për dinjitetin e shoqërisë.

Njerëzimi është i ekspozuar ndaj fatkeqësive dhe pamundësive, por emergjenca të tilla zgjojnë fuqishëm ndjeshmërinë. Julen i bëri të dyja.  Zhdukja e tij në barkun e malit bëri thirrje për besim dhe mëshirë.

Të gjitha burimet njerëzore, logjistike, u vunë në gatishmëri. U reagua me zgjuarsi dhe me djerësë, qe një sfidë që portretizoi aktivizimin e ndërgjegjes.

Ai mund të ishte biri ynë, nipi ynë, vëllai ynë. Kurrsesi nuk mund ta braktisej.

Ai duhej zhvarrosur e të kthehej mbi tokë, por këtë herë me një epitaf guri dhe thirrje për të mos harruar.

Ditë të ftohta, netë angushtie. Askush më mirë se minatorët e Asturias, nuk mund të tregojnë për to. Por, Julien ishte si fëmija i tyre. Ata rrezikuan jetën për të. Për një fëmijë dy vjeç. Dhe gjithçka, vetëm për humanizëm./ar.sh/SYRI.NET

ImageImage

ImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco