Berlusconi paralajmëron: 'Ndjenja ime e përgjegjësisë kërkon që unë të zbres në fushëbertejë'

Berlusconi paralajmëron: 'Ndjenja ime e përgjegjësisë kërkon që unë të zbres në fushëbertejë'

00:33, 26/01/2019
A+ Aa A-

Mund të duket e pabesueshme por jo, Silvio Berlusconi ka paralajmëruar rikthimin e tij në politikën aktive.

“Ndjenja ime e përgjegjësisë kërkon që unë të zbres në fushë në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Europian, sepse edhe një herë, si në vitin 1994, vendi ynë është në rrezik serioz”. 

Këto fjalë të thëna në një video mesazh për 25-vjetorin e “Forza Italia” tregojnë se Berlusconi është gati.

“Lëvizja 5 Yjet – shpjegoi ai – është një forcë politike moderne në përdorimin e mjeteve të reja të komunikimit, por shumë e vjetër në përmbajtje dhe propozime. Në programet e tyre dhe në fjalimet e tyre është më e keqja e shekullit të njëzetë”, shkruan Tgcom.

Lideri i "Forza Italia" shpjegon se 25 vjet më parë “hyri në politikë për të parandaluar që vendi të binte në duart e një të majte ende komuniste”.

“Sot, ajo e majtë nuk ekziston më, por ndjenja ime e përgjegjësisë më shtyn të zbres sërish në ‘fushën e betejës’ në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Europian, sepse përsëri vendi është përballë një rreziku shumë të madh", tha Berlusconi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco