Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shembet diga, qindra persona të zhdukur

Shembet diga, qindra persona të zhdukur

23:01, 25/01/2019
A+ Aa A-

Rreth 200 persona u shpallën sot të zhdukur pas shembjes së një dige në shtetin brazilian të Minas Gerais, njoftuan zjarrëfikësit në një komunikatë.

Një lum i vërtetë prej balte rrodhi nga diga që i përkiste gjigantit të minierave “Vale” dhe një përgjegjës i zjarrfikësve ka folur për shumë të vdekur sipas dëshmive të banorëve, pa dhënë një bilanc të saktë, përcjell atsh.

Incidenti ndodhi në Brumadinho, një komunë me rreth 39 000 banorë që ndodhet 60 kilometra në jugperëndim të Belo Horizonte, kryeqyteti i Minas Gerais.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco