Paralajmëron miliarderi i njohur: Mund të nisë Lufta e Tretë Botërore

Paralajmëron miliarderi i njohur: Mund të nisë Lufta e Tretë Botërore

20:21, 24/01/2019
A+ Aa A-

Miliarderi kinez, Jack Ma ka folur rreth një çështjeje delikate, që ka të bëjë pikërisht me nisjen e mundshme të Luftës së Tretë Botërore.

Ai tha se përparimet teknologjike në mbarë botën mund të çojnë në një konflikt të ri global midis fuqive të mëdha që kërkojnë të pohojnë dominimin e tyre.

“Lufta e Parë Botërore ishte për shkak të revolucionit të parë të teknologjisë. Revolucioni i dytë teknologjik shkaktoi Luftën e Dytë Botërore”, i tha ai audiencës gjatë një diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, transmeton shekulli.

Ai shtoi se ky është revolucioni i tretë teknologjik.

Sipas tij, revolucioni teknologjik do të krijojë një trazirë të brendshme shoqërore dhe një rishpërndarje gjeopolitike të pushtetit midis udhëheqësve dhe atyre që mbetën prapa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco