Rrëzohet pallati, humbin jetën gjashtë persona

Rrëzohet pallati, humbin jetën gjashtë persona

18:58, 24/01/2019

Të paktën gjashtë persona u vranë kur një ndërtesë u rrëzua të enjten në Indinë veriore ndërsa punëtorët po punonin për ndërtimin e një kati shtesë.

Sipas policisë ngjarja ndodhi në fshatin Gurgaon, ndërsa ende nuk dihet nëse kati shtesë që po ndërtohej ishte me leje.

Ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes në kërkim të personave që mund të kenë mbetur të bllokuar poshtë rrënojave.

Një ngjarje e njëjtë në  vitin 2013 vrau të paktën 72 persona në Mumbai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco