Tragjike/ Aksidentohet me makinë, humb jetë aktori i mirënjohur

Tragjike/ Aksidentohet me makinë, humb jetë aktori i mirënjohur

17:22, 24/01/2019
A+ Aa A-

Para një javë aktori më famë botërore Caio Junqueira, pësoi aksident me makinë dhe fatkeqsisht ai ka ndërruar jetë në spital.

Ylli i serialit Netflix O Mecanismo (Mekanizmi) u nda nga jeta në spitalin Miguel Couto të Rio de Janeiro.

Caio, një aktor mjaft i njohur që karrierën e ka nisur që në moshën 7 vjeçare, u përplas me makinën e tij në një pemë, më 16 janar, ndërsa sipas raportit të policisë rezultoi se ai ishte me shpejtësi të madhe.

Ai u transportua me nxitim në spital, ku mjekët thanë se kishte pësuar disa thyerje kockash, trauma të rënda të gjoksit dhe humbje të rënda të gjakut, por edhe pse përpjektjet e tyre ishin të shumta, nuk e ia dolën ta manin në jetë.

Kolegët dhe shokët filluan një fushatë të mediave sociale për dhurimet e gjakut, por Caio iu nënshtrua plagëve të tij të mërkurën në orën 5.15.

Caio ishte biri i aktorit brazilian Fábio Junqueira dhe vëllai i aktorit Jonas Torres. Ai gjeti famë në telenovelat braziliane e më pas mori pjesë në shumë film dhe karriera e tij ishte mjaft e pasur

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco