‘Fëmija i Spanjës’/ Vjen lajmi i fundit në lidhje me fatin e Julen

‘Fëmija i Spanjës’/ Vjen lajmi i fundit në lidhje me fatin e Julen

16:29, 24/01/2019
A+ Aa A-

Prej 11 ditësh e gjithë Spanja është me sytë nga ekrani për të mësuar fatin e Julen, i cili ka rënë në një pus reth 100 metra të gjatë.

2-vjeçari ka qenë duke luajtur,kur ka rënë në pus dhe ndodhet në metrin e 70 të tij.

Ekipet e shpëtimit kanë hapur një pus paralel dhe kanë arritur deri në pjesën ku mendohet të jetë 2 vjeçar, dhe tani po pregatiten që të fusin minatorët me kafaz posht, të cilëve u duhet të gërmojnë rreth katër metra për të lidhur dy puset.

Gërmimi duhet të bëhet me shumë kujdes, madje edhe me duar.

Ky operacion mund të zgjasë rreth 24 orë pasi minatorër do të punojnë nga 40-60 minuta dhe do të ndërrohen.

Në një njoftim bëhet me dije që kafazi është varur dhe minatorët po presin që të bëhen gati për të zbritur.

/Ariglon Pali/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco