Arrestohet ish-kryeministri skocez, sot del para gjyqit

Arrestohet ish-kryeministri skocez, sot del para gjyqit

14:27, 24/01/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri skocez, Alex Salmond, është arrestuar dhe akuzuar e do të dalë në gjyq ditën e sotme, ka pohuar zyra e prokurorit.

Një zëdhënës i policisë së Skocisë tha: “Ne mund të konfirmojmë se një burrë 64 vjeçar është arrestuar dhe akuzuar dhe një raport i është dërguar prokurorit fiskal. “

“Sky News” njofton se Salmond ishte pyetur nga policia të mërkurën para se të arrestohej, por nuk ishte mbajtur në paraburgim gjatë natës.

Ish kreu i Partisë Kombëtare Skoceze, është nën hetim nga Policia e Skocisë, pas një kërkese të qeverisë skoceze të Nicola Sturgeon, pas akuzave të dy grave, që pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht prej tij disa vite më parë.

Qeveria skoceze dha raportin e saj përfundimtar në polici në gusht 2018. Salmond i ka mohuar pretendimet, të cilat datojnë që nga viti 2013, kur ai kryeministër.

Policia dhe prokurorët nuk kanë dhënë asnjë informacion të mëtejshëm mbi arrestimin, pas akuzave të reja kundër Salmond.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco