Merkel ja thotë në sy, presidentit serb Vuçiç: Harrojeni ndryshimin e kufijve me Kosovën!

Merkel ja thotë në sy, presidentit serb Vuçiç: Harrojeni ndryshimin e kufijve me Kosovën!

10:57, 24/01/2019
A+ Aa A-

Edhe njëherë, kancelarja gjermane Angela Merkel duke shfrytëzuar samitin global të Davos është treguar e prerë ndaj planit për rishikim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës. Këtë herë “udhëheqësja e hekurt” e Gjermanisë këtë qëndrim ja ka bërë të qartë në sy presidentit serb Aleksandër Vuçiç; ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm për Berlinin. Ky mesazhi i prerë i kancelares për presidentin u dha gjatë një takimi të mbajtur dje mes tyre në Davos të Zvicrës.

Burime të “Koha Ditore” bëjnë me dije se takimi i mbajtur në margjinat e Forumit Botëror Ekonomik të Davosit është shfrytëzuar nga kancelarja gjermane mes të tjerash për t’ia qartësuar presidentit serb se pozicioni gjerman rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes së paralajmëruar përfundimtare nuk ka ndryshuar. Një burim i mirinformuar i ka thënë gazetës se në takim Merkeli ia ka kujtuar Vuçiçit pozicionin e Berlinit se ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm. Sipas burimit në fjalë korrigjimi i kufijve apo këmbimi i territoreve është i papranueshëm për qeverinë gjermane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco