Malajzia zgjedh mbretin e ri

Malajzia zgjedh mbretin e ri

10:02, 24/01/2019

Malajzia ka zgjedhur Sulltanin Abdullah të Pahang si mbret të ri, pas abdikimit shokues të monarkut të mëparshëm.

Sulltan Muhammedi V i Kelantanit abdikoi në janar pas vetëm dy vjetësh në fron, hera e parë në historinë malajziane.

Malajzia ka një monarki kushtetuese të pazakontë, ku puna 'rrotullohet' midis nëntë sundimtarëve trashëgimtarë të shtetit çdo pesë vjet.

Mbreti, i njohur si Yang di-Pertuan Agong, është kryesisht ceremonial dhe nuk merr pjesë në qeverisjen e përditshme.

Sulltani i Pahang, një shtet i madh në gadishullin e Malajzisë, pritet të betohet për marrjen e rolit të tij të ri më 31 janar.

Ai u betua si Sulltan i Pahang më parë këtë muaj.

Sulltan Muhammedi V, i cili ishte 47 vjeç kur u bë mbret, ishte i njohur për entuziazmin e tij për sportet ekstreme si ngarjen e makinave jashtë rrugës, qitjen dhe sfidat e durimit.

Në nëntor të vitit të kaluar, ai tha se po merrte pushim mjekësor. Por më vonë, filluan të qarkullojnë foto në mediat sociale ku ai shihej duke u martuar me një ish-Miss nga Moska, në kryeqytetin rus.

Megjithatë nuk është dhënë asnjë arsye për abdikimin e tij nga froni.

Cili është sistemi monarkian i Malajzisë?

Roli i Yang di-Pertuan Agong daton që nga viti 1957 kur Federata e Malajzisë shpalli pavarësinë nga Perandoria Britanike.

Të 13 shtetet që përbëjnë Malajzinë kanë secili vend në Konferencën e Udhëheqësve, një këshill i përbërë nga nëntë sundimtarë dhe katër guvernatorë malajzianë nga katër shtetet e mbetura pa një familje mbretërore.

Çdo pesë vite, nëntë liderët tradicionalë votojnë se cili prej tyre duhet të marrë më pas fronin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco