VIDEO/ Spanjë, një foshnjë në pusin e thellë, që duhet shpëtuar!

VIDEO/ Spanjë, një foshnjë në pusin e thellë, që duhet shpëtuar!

14:51, 20/01/2019
A+ Aa A-

Prindërit e Julenit dy-vjeçar, që ka mbetur prej mëse një jave brenda një pusi të  thellë 100 metra dhe të ngushtë 25 cm, Victoria Garcia dhe Jose Rosello, janë duke qëndruar në shtëpinë që iu është ofruar  nga një fqinj në Totalan, fare afër vendit ku ndodhet i fundosur fëmija i tyre. Ata vizitohen nga të afërm dhe miq.

Angel Garcia Vidal, inxhinjeri që po koordinon operacionin e shpëtimit të Julen, nuk do të shfaqet sot para shtypit. Shpimi i një tuneli paralel me pusin ku ka rënë Julen po përparon me ngadalë pasi terreni është shumë i i fortë.

Makina e shpimit filloi punë të shtunën për hapjen e një tuneli paralel me pusin ku ra fëmija një javë më parë dhe ka arritur në orën 10 të ditës së sotme tek 40 metrat nga 60 metrat e nevojshëm.

Më pas, minatorët e ardhur nga Asturia do të gërmojnë një tunel vertikal rreth 4 metra për të mbërritur tek fëmija. Një kapsolë e projektuar dhe prodhuar këto ditë është shkarkuar dhe ndodhet pranë vendit ku duhet të futet. Mediat spanjolle janë duke e ndjekur minutë pa minute operacionin e jashtëzakonshëm të shpëtimit./ar.sh/SYRI.NET

FOTO/ Spanja mban zemrën me dorë: fillon gërmimi për të shpëtuar 2-vjeçarin që ra në pus

VIDEO/ Spanjë, orët e fundit për të shpëtuar Julenin e vogël nga zgavra 100 m e thellë

FOTO/ Ankthi në Spanjë: edhe 30 metra shpim për Julenin e vogël, sillet kapsula



 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco