Hakohen 773 milionë adresa email-i

Hakohen 773 milionë adresa email-i

20:21, 18/01/2019
A+ Aa A-

Ekspertët e sigurisë kibernetike japin alarmin se mbi 773 milionë adresa e-maili në gjithë globin janë grabitur. Ato janë bërë pjesë e një databaze hakerash që mund të përbëjë koleksionin më të madh në histori, të të dhënave personale të grabitura.

Arkivi ku ruhen po ashtu mbi 12 milionë fjalëkalime e mbi 12 mijë materiale të tjera dixhitale quhet ‘Collection 1’. Arkivi përman 87 gigabit materiale. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se zbulimi është bërë nga një portal në internet që teston adresat e e-mailit nëse kanë rënë pre e sulmeve të hakerave.

Eksperti i sigurisë nga ky portal, Troy Hunt thotë se aty gjenden adresa dhe fjalëkalime e-mailesh të përdorura ndër vite nga përdoruesit. Hakerat përdorin mesazhe me e-mail të cilat i paralajmërojnë përdoruesit se llogaria e tyre është hakeruar. Për t’i nxitur ata të klikojnë, në këto mesazhe u kërkohet edhe ndryshimi i fjalëkalimeve. Përmes këtij klikimi bëhet edhe grabitja e të dhënave. Ndaj dhe ekspertët paralajmërojnë përdoruesit të kenë kujdes me mesazhet që klikojnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco