Nëse jeni i papunë në Itali, merrni 780 euro

Nëse jeni i papunë në Itali, merrni 780 euro

16:23, 18/01/2019
A+ Aa A-

Shteti italian do të japë mbështetje financiare deri në 780 euro në muaj për çdo person që jeton me qira dhe pa burime të ardhurash. 150 euro nga kjo shumë duhet të përdoret për të paguar qiranë ose kredinë.

Ndihma është pjesë e paketës së reformave që qeveria italiane ka miratuar së fundi në lidhje me mirëqenien sociale. Pas këtij vendimi, kritikët thonë se masat janë të paqëndrueshme për gjendjen financiare të vendit.

Reformat në sistemin e pensioneve ishin premtime zgjedhore të lëvizjes së Pesë Yjeve dhe partisë Liga të ekstremit të djathtë. Kryeministri, Giuseppe Conte, u shpreh krenar për mbajtjen e premtimit të fushatës.

Paketa tani duhet të miratohet nga parlamenti brenda dy muajsh. Ajo siguron mbështetje financiare për të varfrit dhe u lejon qytetarëve të dalin më herët në pension.

Lëvizja Pesë Yjet ka bërë thirrje vazhdimisht për miratimin e një pakete të tillë ndihme.

"Kjo reformë do të përmirësojë cilësinë e jetës për 5 milionë italianë në vështirësi," tha kreu i partië, Luigi Di Maio, ndërsa u zotua për themelimin e një shteti të ri të mirëqenies sociale në Itali.

Paketa pritet t’i kushtojë qeverisë 7 miliardë euro. Individët që kanë kursime prej mbi 6000 eurosh nuk do të përfitojnë nga kjo skemë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri18/01/2019 18:47

Jo per çdo person, vetem per shtetasit Italian qe kan te pakten 10 vjet rezidenc. Nqse je italjan dhe ke jetu jasht Italis para ketyre viteve nuk perfiton asgje. Te huajt asgje, edhe pse mund te ket nga ato qe jetojn dhe kan qen kontribuent mbi 20 vjet por skan pashaport dhe kan humb punen kohet e fundit nga kriza. Ligj diskriminues.

Shto koment

Denonco