Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Rikthehet Silvio Berluskoni!

Rikthehet Silvio Berluskoni!

18:41, 17/01/2019
A+ Aa A-

Silvio Berluskoni ka zgjedhur Parlamentin Europian si trampolinën e tij të fundit për t'u ringjitur në skenën politike.

Ish-kryeministri që dominoi politikën italiane për dy dekada me radhë deklaroi të enjten se kandidimi i tij në BE vjen në një kohë kur demokracia e Europës rrezikohet nga përhapja e nacionalizmit.

Silvio Berluskoni: Në moshën time të bukur, kam vendosur me përgjegjësi që të shkoj drejt Europës, ku për momentin mungojnë idetë e mëdha për botën. Dua të çoj atje zërin tim, dua një Europë ndryshe.

Duke folur në Sardenjë përpara zgjedhjeve lokale, Berluskoni nuk la pa shigjetuar edhe partinë anti-establishment "Pesë Yjet" që drejton vendin së bashku me aleaten e tij të mëparshme, "Lega".

Silvio Berluskoni: Na duhet ta ndryshojmë këtë qeveri të Pesë Yjeve e cila drejtohet nga njerëz pa eksperiencë dhe pa kompetencë. Janë njësoj si ata zotërinjtë e majtë komunistë që ndala në vitin 94. Aleanca e tyre nuk është e natyrshme dhe nuk besoj se do të zgjatë shumë.

Komentuesit politikë mendojnë se një fitore në parlamentin europian do i jepte Berluskonit shtysën e duhur për të bindur ish-aleatin e vet, zëvendëskryeministrin Mateo Salvini, që të braktisë koalicionin qeverisës për t'iu bashkuar edhe një herë pushtetit me partinë e tij.

Ish-zyrtari 82-vjeçar i cili fitoi tri herë zgjedhjet me partinë e djathtë "Forca Italia", u ngjit për herë të parë në postin e kryeministrit në vitin 1994.

Prej vitit 2013 atij i është ndaluar mbajtja e posteve publike për shkak të një dënimi për mashtrim me taksat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco