Po shkonte për në shtëpi, vritet gazetari investigativ

Po shkonte për në shtëpi, vritet gazetari investigativ

17:41, 17/01/2019

Një gazetar investigativ në Ganë është qëlluar për vdekje ndërsa po shkonte në shtëpi.

Mediat lokale raportojnë se burra të paidentifikuar e motoçikletë qëlluan tri herë mbi Ahmed Hussein-Suale në kryeqytetin Accra.

Gazetari ishte anëtar i Tiger Eye Private Investigations dhe po investigonte korrupsionin në ligat e futbollit të Ganës.

Hussein-Suale dha para nën dorë që çuan në ndalimin e përjetshëm të ish-kreut të Shoqatës së Futbollit të Ganës.

BBC Africa Eye bëri një dokumentar rreth skandalit në vitin 2018, pasi mori akses në hetimin e udhëhequr nga gazetari Anas Aremeyaw Anas, që drejton Tiger Eye.

Pas transmetimit të BBC, deputeti ganez, Kennedy Agyapong, shpërndau fotografitë e Hussein-Suale dhe bëri thirrje për ndëshkim e tij.

"Nëse ai vjen këtu, do e rrah," tha Agyapong, në një video të publikuar në faqen e internetit të gazetës Gana. "Çfarëdo që të ndodhë, unë do të paguaj."

Në një postim në mediat sociale, Anas tha se nuk do të heshte pas vrasjes së anëtarit të ekipit të tij.

Hussien-Suale  u qëllua dy herë në kraharor dhe një herë në qafë në periferi të Accra, Madina rreth orës  23:00 mbrëmjen e së mërkurës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco