FOTO/ Ngrica në Europë por në anën tjetër të globit të përvëlon i nxehti

FOTO/ Ngrica në Europë por në anën tjetër të globit të përvëlon i nxehti

10:59, 17/01/2019
A+ Aa A-

Ndërkohë që Evropa dhe pjesët e tjera të globit janë duke vuajtur prej temperaturave të ulëta, në Australi banorët janë duke u përvëluar nga i nxehti.

Mediat australiane raportojnë se një valë e pazakontë e të nxehtit e ka përfshirë Australinë dhe shumica e banorëve kohën e kalojnë në plazh.

Ndërsa meteorologët paralajmërojnë se temperaturat do të rriten akoma më shumë. Në disa zona të caktuara temperaturat kanë arritur deri në 50 gradë celsius.

Të tilla temperatura kanë vënë në rrezik jetën e shumë kafshëve, që rrinë në kopshtet zoologjike të vendit.

Kurse mbi një milion peshq kanë ngordhur përgjatë brigjeve të lumenjve, për shkak të temperaturave të larta.


     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco