VIDEO/ Përfundon në mes të rrugës, 2 vjeçarja bie nga makina

VIDEO/ Përfundon në mes të rrugës, 2 vjeçarja bie nga makina

06:50, 17/01/2019

Një vajzë 2-vjeçare është gjetur në ndenjësen e makinës  në mes të rrugës në Minesota.

Vajza është filmuar nga një qytetar, Chad Mock që e ka postuar videon në mediat sociale. Ndërsa po ecte me makinë i gjeti vogëlushen në mes të rrugës, ku po kalonin edhe mjete të tjera. Menjëherë ai ndaloi automjetin me të cilin po udhëtonte dhe u bëri me shenjë dhe shoferëve të tjerë që të ndalonin.

2-vjeçarja po udhëtonte së bashku me prindërit e tij me një veturë. Ajo ishte vendosur në ndenjëse në sendiljen e pasme të shoferit. Por kur vetura mori kthesën, vajza ra në mes të rrugës.

Mock, i cili po udhëtonte prapa veturës, pa vajzën e vogël që ra në rrugë dhe vrapo drejt saj.

Duke ngritur krahët në ajër, ai ndaloi një makinë që por afrohej shumë pranë vajzës.

"Nëse nuk do më kishte ndodhur mua, s'do ta besoja kurrë,"-tha ai në postimin në Facebook.

Fatmirësisht fëmija nuk pësoi dëmtime. Policia po heton ngjarjen dhe arsyen se si u hap dera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco