17 të arrestuar nga policia e Katalonjës, shaktërrohet grupi terrorist

17 të arrestuar nga policia e Katalonjës, shaktërrohet grupi terrorist

06:20, 17/01/2019
A+ Aa A-

Shteti Islamik është përhapur shumë në territorin e spanjës kryesisht në qytetin e Barcelonës. Por disa arrestime çuan në shkatërrimin e nje grupi terrorist të vendosur në Barcelonë.

Policia spanjolle e rajonit të Katalonjës ka arrestuar 17 veta të cilët dyshohet se kanë lidhje me një celulë terroriste me seli në Barcelonë dhe në rrethina.

Arrestimet e kryera janë pjesë e një operacioni më të gjerë kundër terrorizimit i quajtur “Alexandra”, i cili mblodhi informacione për veprimtarinë e terroristëve në Barcelonë dhe në qytetin Igualada që gjendet rreth 70 km larg kryeqytetit katalan.

Në operacionin që nisi që të martë në mëngjes morën pjesë mbi 100 forca policie, ndërkohë agjencia spanjolle e lajmeve EFE njofton se hetimet për celulën terroriste kanë nisur që në vitin 2017.

Ministri i Brendshëm i Ktatalonjës tha se personat e arrestuar “kishin si qëllim të ndërmerrnin një sulm terrorist por u mungonin kapacitetet për të vepruar.” Në vitin 2017 një furgon hyri në një rrugë këmbësore të Barcelonës, në zonën e populluar turistike të Las Ramblas dhe vrau 14 veta ndërsa plagosi mbi 130 të tjerë. Përgjegjësinë për sulmin e mori Shteti Islamik

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco