Juncker: Europa nuk tregoi solidaritet sa duhej, ndaj Greqisë në krizë

Juncker: Europa nuk tregoi solidaritet sa duhej, ndaj Greqisë në krizë

14:21, 16/01/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Komisionit Europian, Jean - Claude Juncker, të martën shprehur keqardhje që BE-ja nuk kishte treguar solidaritet të mjaftueshëm me Greqinë kur shpërtheu kriza.

Juncker i bëri këto komente, gjatë një ceremonie në Strasburg që përkujtonte 20-vjetorin e emetimit të euros.

Sipas Juncker, politikat shtrënguese nuk u imponuan në eurozonë ‘për të ndëshkuar’ punëtorët dhe të papunët, por sepse ishte e nevojshme që të kryheshin reforma strukturore. Megjithatë, ai shtoi, se i vinte keq që i ishte dhënë aq shumë ndikim, FMN-së.

"Në kohën kur ndodhi kriza, vërejti Juncker, kishte shumë, përfshirë edhe atë vetë, që besuan se Europa kishte forcë të mjaftueshme për ta trajtuar krizën pa përfshirë FMN_në. Nëse Kalifornia do të përballej me një krizë, vuri në dukje ai, do të ishte kthyer nga SHBA, jo nga FMN-ja dhe kjo është që ajo duhej të kishte ndodhur në Europë.  

“Më vjen keq për mungesën e solidaritetit kur shpërtheu kriza greke”, tha Juncker, duke vënë në dukje se BE-ja nuk kishte treguar solidaritet të mjaftueshëm me Greqinë./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco