Kina dënon me vdekje kanadezin: Të mos vijë për të trafikuar drogë

Kina dënon me vdekje kanadezin: Të mos vijë për të trafikuar drogë

07:36, 16/01/2019
A+ Aa A-

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying tha të martën në një konferencë të rregullt për shtyp se i pandehuri kanadez Robert Lloyd Schellenberg u dënua me vdekje për trafik droge dhe provat për krimin e tij janë të qarta dhe të mjaftueshme. Fjalëve të njerëzve përkatës të palës kanadeze u mungon fryma minimale e sundimit të ligjit dhe Kina është shumë e pakënaqur me këtë. Pala kineze i kërkon Kanadasë të respektojë sovranitetin gjyqësor të Kinës dhe të ndalojë komentet e papërgjegjshme, njoftoi Radio e Jashtme e Kinës.

Pas dënimit të Schellenberger-it me vdekje për trafik droge, kryeministri kanadez Justin Trudeau e akuzoi Kinën se ishte treguar arbitrare dhe tha se qeveria kanadeze ishte shumë e shqetësuar për këtë. Zëdhënësja Hua Chunying theksoi se i akuzuari Schellenberg ishte i përfshirë në trafikun e organizuar ndërkombëtar të drogës, dhe së bashku me të tjerë ka trafikuar 222.035 kilogramë metamfetaminë, gjë që përbën krimin e trafikut të drogës. Provat e veprës penale që zotëron organi i prokurorisë publike janë të qarta dhe dëshmitë të mjaftueshme. Hua tha:

"Krimet e drogës njihen në mbarë botën si krime të rënda dhe një dëm i madh për shoqërinë, prandaj të gjitha vendet e godasin rreptësisht. Edha Kina i dënon ashpër krimet e lidhura me drogën. Kjo është fryma e vërtetë e shtetit të së drejtës. Fjalëve të njerëzve përkatës të palës kanadeze u mungon fryma minimale e sundimit të ligjit dhe ne shprehim pakënaqësinë tonë të fortë. Ne i bëjmë thirrje palës kanadeze të respektojë sundimin e ligjit e sovranitetin gjyqësor të Kinës, të ndreqë gabimet dhe të ndalojë bërjen e vërejtjeve të papërgjegjshme."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco