Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Adoleshentja që u arratis nga familja tronditet nga temperaturat në Kanada

Adoleshentja që u arratis nga familja tronditet nga temperaturat në Kanada

18:11, 15/01/2019
A+ Aa A-

Adoleshentja nga Arabia Saudite që u largua nga familja pretendimin se ishte abuzuar ka nisur një jetë të re në Kanada.

Rahaf Mohammed al-Qunun, 18 vjeçe,  arriti në Toronto të shtunën (12 janar) pasi Kanadaja i dha azil.

Ajo ka treguar nëpërmjet rrjeteve sociale që ende nuk është ambientuar me të ftohtin atje. E veshur me një kapuç dhe një xhup të zi që të mbrohet nga temperaturat e ulëta (-9 gradë), ajo Rahaf tregon se nuk është mësuar me këtë lloj moti.

Adoleshentja tërhoqi vëmendje ndërkombëtare kur u "vetë-mbyll" në një aeroport në Bangkok. Ajo gjithashtu tha se kishte hequr dorë nga Islami, i ndëshkueshëm me vdekje në Arabinë Saudite.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë Chrystia Freeland e cilësoi adoleshenten si një "kanadeze të re shumë të guximshme", por tha se zonjusha al-Qunun ishte e lodhur nga përvoja e saj e rëndë dhe udhëtimi i gjatë dhe nuk do të bënte asnjë deklaratë publike të shtunën.

"Ajo është një grua e re shumë e guximshme, e cila ka kaluar shumë ... dhe tani do të shkojë në shtëpinë e saj të re",shtoi ajo.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau më parë u tha gazetarëve se vendi i tij i kishte dhënë një kërkesë nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët për t'i dhënë azil.

"Kanadaja ka qenë e qartë se ne gjithmonë do të ngrihemi për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave në mbarë botën", tha ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco