Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Mexico City ngel pa naftë, vidhet nga grupet kriminale

Mexico City ngel pa naftë, vidhet nga grupet kriminale

06:47, 15/01/2019
A+ Aa A-

Një tubacion i madh i karburantit që furnizon qytetin e Mexico City mbeti i mbyllur pas dy prishjeve në një ditë të vetme, tha presidenti të premten, ndërsa qeveria po punon për të frenuar mungesat që kanë frustruar shoferët dhe ka shkaktuar probleme ekonomike.

Ofensiva e presidentit Andres Manuel Lopez Obrador kundër grabitësve të karburanteve shënon përpjekjen e parë të së majtës për të trajtuar korrupsionin e rrënjosur që nga marrja e detyrës më 1 dhjetor.

Grupe kriminale të ndryshme kanë përdorur tubacionet dhe kamionët e mëdhenj në mënyrë që të vjedhin naftë dhe benzinë në një nga vendet më të mëdha prodhuese të naftës ndër vite në botë siç është Meksika.

Këto vjedhje i kanë kushtuar qeverisë miliarda dollarë e cila rrezikon të përballet me pakënaqësitë e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco