Ermal Meta kundër Salvinit: 'Frika e politikanëve nga emigrantët, e kotë'

Ermal Meta kundër Salvinit: 'Frika e politikanëve nga emigrantët, e kotë'

06:18, 15/01/2019
A+ Aa A-

Këngëtari shqiptar i cili jeton në Itali, Ermal Meta, fitues i Sanremo 2018 ka dalë sot në mbrojtje të Drejtorit artistik të Festivalit të Sanremos 2019, Claudio Baglioni, i cili ditë më parë gjatë konferencës për shtyp të prezantimit të këngëtarëve pjesëmarrës u shpreh kundër politikës së ashpër ndaj emigrantëve që ka ndërmarrë zëvendëskryeminstri e Ministri i Brendshëm italian Matteo Slavini.

Në një intervistë për të përditshmen italiane 'La Stampa', Ermal Meta është shprehur pro mendimit të Claudio Baglionit.

"Është një njeri me mendime e sens të mirë, shprehet ai, ndaj çështjes së emigrantëve ka thënë vetëm gjëra të drejta me të cilat bashkohem".

"Fjalët e Baglionit, thotë këngëtari shqiptar, janë një përpjekje për të ndërtuar ura mes popujve të Mesdheut që janë kaq pranë nesh, por që i njohim kaq pak. E të sulmosh e të instrumentalizosh fjalët e Baglionit, është një gabim i madh e absurditet."

Sipas kantautorit Erma Meta "ajo çka të gjithë politikanët e qytetarët duhet të kenë frikë nuk janë emigrantët të cilët mbërrijnë në Itali, për të ndërtuar një jetë më të mirë apo për t'u larguar nga lufta. Por ata kanë frikë nga tymi e jo nga zjarri". thotë Ermal, prandaj jetë të gjatë fjalëve të Baglionit."

Kujtojmë që Salvini po ndjek një politikë shumë të ashpër kundër emigrantëve. Ai ka kundërshtuar edhe urdhërat e BE-së në lidhje me këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Salvini15/01/2019 08:54

Ma va a cagare !!!!

Shto koment

Denonco