VIDEO/ Battisti i rrethuar nga policë sillet me avion në Itali, ‘dhurata e vogël’ për Salvinin nga Brazili

VIDEO/ Battisti i rrethuar nga policë sillet me avion në Itali, ‘dhurata e vogël’ për Salvinin nga Brazili

12:01, 14/01/2019
A+ Aa A-

Një italian majtist i arratisur, që është arrestuar në Bolivi, është dërguar sot me avion në Itali si një “dhuratë e vogël” nga Presidenti i djathtë brazilian Jair Bolsonaro për Ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini.

Cesare Battisti, një militant komunist 64 vjeç, ishte në kërkim për vrasje në vitin 1970, ç'ka ai e ka mohuar se e ka bërë.

Battisti jetoi vite në Brazil si një refugjat politik, por u largua në dhjetor, kur ish-presidenti Michel Temer ia revokoi vendbanimin dhe miratoi ekstradimin e tij në Itali.

Presidenti i ri i ekstremit të djathtë, Bolsonaro, e mirëpriti vendimin dduke shkruar në Twitter: “Urime atyre që janë përgjegjës për kapjen e terroristit Cesare Battisti.”

Battisti ishte anëtar i Proletarëve të Armatosur për Komunizmin (PAC) një grup gueril në Itali në vitet ’70. Ai u arratis nga një burg italian në vitin 1981 dhe mori azil në Francë para se të ikte në Meksikë dhe të vendosej përfundimisht në Brazil.

Qëndrimi i tij në këtë shtet ka qënë një burim tensionesh diplomatike midis Italisë dhe Brazilit./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco